Në Berlin të Gjermanisë po mbahet konferenca e 12-të e Asamblesë së Përgjithshme të Drejtoreve të Burgjeve të Evropës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur fazën e konsultimeve për anëtaresim në këtë organizatë.
Gjatë punimeve të asamblesë, drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani ka takuar Drejtorin e Shoqatës Ndërkombatare të Burgjeve (ICPA) Peter Severin.
Severin ka përgëzuar Kosovën për sukseset e arritura dhe trajtimin sipas rregullave ndërkombëtare të burgjeve të personave që mbahen në institucionet korrektuese të Kosovës.
Gjatë takimit është dakorduar për thellimim e bashkëpunimit në të ardhmën.