Trabzonspor ka marrë një fitore të madhe në xhiron e katërt të Ligës së Evropës ndaj Monacos me rezultat 4-0.
Kontribut të madh në këtë sfidë dha edhe mesfushori shqiptar Enis Bardhi që shënoi një gol spektakolar.
Goli i Bardhit në fakt ka qenë më i miri i mbrëmjes në Ligën e Evropës, pasi ai ka fituar edhe zyrtarisht vendin e parë.
UEFA e vendosi në garë golin e Bardhit së bashku me atë të Alexader Sorlouth të Real Sociedad, Joey Veerman të PSV Eindhoven dhe Emiliano Martinez të Midytjelland.
Vota më së shumti mori goli i Bardhit që realizoi nga gjuajtja e lirë në stil të legjendës braziliane Ronaldinho.
Bardhi goditi bukur dhe me mençuri poshtë murit të gjallë duke dërguar topin në rrjetë dhe duke sjellë gëzim të jashtëzakonshëm në shkallët e stadiumit Medical Park në Trabzon.
Gola të ngjashëm shënonte edhe legjenda braziliane Ronaldinho me fanellën e Barcelonës dhe tifozët që votuan kanë krahasuar golin e mbrëmshëm të brazilianit me ish-numrin 10 të Brazilit. /Telegrafi/
🥇⚽️ The #UEL Goal of the Week winner is…@Heineken | #UELGOTW pic.twitter.com/CDsAbebD1X
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) October 14, 2022