Site icon Telegrafi

Shënohet Dita Botërore kundër Abuzimit me Fëmijë në Vushtrri

Pamje nga shënimi i Ditës Botërore kundër Abuzimit me Fëmijë në Vushtrri

Drejtori i Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Albanez Tahiraj, ka njoftuar se sot është shënuar Dita Botërore kundër Abuzimit me Fëmijë.

Kjo ditë është shënuar në ambientet e shkollës “ShMU 1”, shkruan Telegrafi.

“Abuzimi me fëmijët është një plagë e thellë që dëmton jo vetëm ata që e përjetojnë, por edhe shoqërinë tonë në tërësi”, ka thënë Tahiraj.

Ai ka thënë se secili fëmijë ka të drejtë të rritet i sigurt, i dashur dhe i mbrojtur.

“Fëmijët janë e ardhmja jonë. Mbrojtja e tyre është detyra jonë. Le të bashkohemi për t’u siguruar që çdo fëmijë të ketë mundësinë të rritet me dashuri, dinjitet dhe shpresë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version