Një variant shumë i mutuar COVID, i mbiquajtur ‘Pirola’ është ndër llojet më të fundit, ndërsa është sjellë një përpjekje e re vaksinimi për shkak të frikës mbi virusin e ri.
Deri më tani, BA.2.86 nuk ka shkaktuar një rritje të madhe të rasteve. Dhe mënyra më e mirë për ta testuar për COVID është të bëni një test të rrjedhës anësore (një teknologji e përshtatur për të zbuluar proteinat që janë të pranishme kur një person ka COVID-19).
Megjithatë, mjekët po gjejnë shenja se sëmundja po ndryshon, duke filluar të prekë fytyrat e njerëzve. Ndërsa shenjat treguese nga e kaluara e sëmundjes, si humbja e shijes ose nuhatjes, kollitja e mprehtë dhe frymëzënia, janë bërë më pak të zakonshme.
“COVID Pirola mund të shkaktojë simptoma të dukshme të fytyrës, si irritim të syve (sy rozë) dhe skuqje të lëkurës”, ka thënë Dr Johannes Uys, mjek i përgjithshëm nga Broadgate General Practice, për Express.co.uk.
Tri shenjat më pak të njohura të COVID
COVID-19 mund të shkaktojë simptoma që nuk mund t’i prisni, duke përfshirë:
Probleme me tretjen
Diarreja mund të jetë shenjë e COVID-it. Ekspertët mendojnë se kjo ndodh për shkak se virusi mund t’i pushtojë qelizat në zorrë dhe të prishë funksionin e tij normal. Simptoma ishte më e zakonshme në fillim të pandemisë.
Ndryshimet e gishtave
Gunga të kuqërremta dhe të purpurta në gishtat e duarve ose të këmbëve që mund të jenë të pezmatuara, por zakonisht jo me kruajtje. Kjo lloj skuqjeje është më e zakonshme te të rinjtë me këtë sëmundje dhe ka tendencë të shfaqet më vonë.
Konfuzioni
Konfuzioni i rëndë ose deliri, mund të jetë simptoma kryesore ose e vetmja e COVID-it te të moshuarit – njofton Mayo Clinic.
Mjekët kanë zbuluar se virusi i ri prek traktin e sipërm respirator, i cili përfshin hundën dhe kordat e zërit.
“Nuk janë të njëjtat simptoma tipike që kemi parë më parë. Dhimbja e fytit shfaqet fillimisht e ndjekur nga rrjedhja e hundëve”, ka shpjeguar Dr Erick Eiting nga Spitali ‘Mount Sinai Beth Israel’ në New York të SHBA-ve.
Studimi ‘Zoe Covid Symptom’, i cili mbledh të dhëna për simptomat e vetraportuara në Mbretërinë e Bashkuar dokumentoi të njëjtin model.
U zbulua se dhimbja e fytit u bë më e zakonshme pasi varianti Omicron u bë dominues në fund të vitit 2021, ndërsa humbja e shijes dhe nuhatjes ranë nga lista e simptomave kryesore.
Sipas studimit të Zoe, simptoma të tjera përfshijnë:
Rrjedhje nga hunda
Dhimbje koke
Lodhje
Teshtitje
Dhimbje të fytit
/Telegrafi/