Sëmundja e fëmijës është përvojë e hidhur për çdo prind. Por shumë telashe mund të shmangen nëse i vëreni simptomat me kohë.
Prandaj, duke marrë parasysh këtë, Telegrafi më poshtë ju sjellë disa shenja të rëndësishme të shëndetit të dobët të bebes, e të cilat nuk duhet injoruar.
Rënia e flokëve
Burimi i këtij problemi zakonisht gjendet brenda trupit! Kryesisht arsyeja e rënies së flokëve te fëmijët mund të jetë mungesa e vitamina. Por, për të zbuluar arsyen e vërtetë, është e domosdoshme ta dërgoni atë te një doktor!
Ndryshimet e disponimit
Një reduktim i papritur i apetitit, problemet me gjumë apo lëvizje më të pakta janë arsye të rëndësishme për tu konsultuar me një doktor.
Rritje e madhësisë së kokës
Rritja e kokës është krejtësisht normale për bebet. Kjo rritje duhet të ndalet pas një kohe, dhe nëse vazhdon të rritet më e madhe se ç’duhet, ajo mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundje.
Etje e vazhdueshme
Etja e shpeshtë dhe kërkesat e ‘panevojshme’ për të pirë ujë mund të jenë shenja të ndonjë problemi serioz. Në këso raste, urgjentisht dërgojeni fëmijën te doktori. /Telegrafi/