Telegrafi

Shëndeti mendor, Frrokaj: Të largohen paragjykimet, trajtimi te psikologu duhet të jetë si vizitat te profesionistët tjerë shëndetësor

Psikologia Shpresa Komani Frrokaj thekson se shëndeti mendor ka rëndësi të njëjtë si shëndeti fizik, ndonëse ka tendenca të neglizhohet.

Frrokaj në një intervistë për Telegrafin thekson se shëndeti mendor ka të bëjë me mirëqenien emocionale e psikologjike.

Ajo thekson se njerëzit kanë prirje të mendojnë se shëndeti fizik është më i rëndësishëm se shëndeti mendor. Por, sipas saj, shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm edhe për shëndetin fizik.

“Një traumë, një stres ekstrem, një ngjarje stresuese e jetës ndikon dhe ka simptomatlogji thuajse të njëjtë me vështirësitë e shëndetit fizik….mirëpo njerëzit kanë tendencë të injorojnë shëndetin mendor për shkaqe të stigmës ose çështjet tjera…”, tha ajo.

Frrokaj tutje tha se gjithsecili kalon në situata të ndryshme, të vështira e të cilët kanë nevojë për psikolog. /Telegrafi/