Vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me Manastirin e Deçanit e ka mirëpritur edhe shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Ai përmes një njoftimi në platformën “X” tha se e mirëpret zbatimin e vonuar të këtij vendimi.
“Unë e mirëpres shumë zbatimin e vonuar të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Manastirit të Deçanit. Siguria juridike është themeli i Sundimit të Ligjit!”, ka shkruar Barbano në X.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës i ka dhënë sot dritën jeshile Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat e Manastirit të Deçanit.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës bëri të ditur se lidhur me këtë tashmë ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës./Telegrafi/
I very much welcome the long overdue implementation of the Constitutional Court judgment on the @DecaniMonastery Monastery case.
Legal certainty is the cornerstone of Rule of Law!— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) March 13, 2024