Telegrafi

SHBA do të heqë “ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese” në Arabinë Saudite?

Shtetet e Bashkuara do të heqin “masën për ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese” në Arabinë Saudite në javët e ardhshme.

Kështu së paku kanë thënë burime të njohura me këtë çështje për Al Arabiya English të dielën, përcjell Telegrafi.

Një burim tregoi se do të kishte një rifillim të konsiderueshëm në llojet e armëve të shitura, megjithëse nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Kur u pyetën për masën, zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA nuk komentuan.

Al Arabiya English thotë se ka kontaktuar gjithashtu Shtëpinë e Bardhë për koment.

Financial Times raportoi fillimisht vendimin e administratës Biden për të hequr “ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese në Arabinë Saudite”. /Telegrafi/