Telegrafi

SHBA sërish e ndihmon ushtarakisht Ukrainën – dërgon raketahedhësa HIMARS

Pas gjermanëve, edhe amerikanët do ta ndihmojë ushtarakisht Ukrainën.

SHBA do të dërgojë paketë shtesë ndihme me vlerë 275 milionë dollarësh.

Paketa e re përfshin, ndër të tjera, municione për raketahedhës të shumëfishtë të tipit HIMARS.

Gjithashtu parashihet dërgimi i municionit të artilerisë së kalibrit 155 dhe 105 milimetra, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Kujtojmë se muaj më parë Kongresi amerikan ka miratuar projektligjin që parasheh ndihma ushtarake në vlerë të 60 miliardë dollarëve.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/