Site icon Telegrafi

Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Xherdan Shaqiri do të largohet nga skuadra amerikane Chicago Fire pas tre viteve qëndrim.

Ylli kosovar është aktualisht në Gjermani së bashku me Përfaqësuesen e Zvicrës ku do të luaj në Euro 2024.

Megjithatë në konferencë për shtyp, Shaqiri ka konfirmuar se në dhjetor do të largohet nga Chicago Fire kur edhe i skadon kontrata me këtë klub.

32-vjeçari ka konfirmuar se nuk dëshiron të mbetet në MLS dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Evropë.

Lexo po ashtu Shaqiri i lumtur me golin dhe paraqitjen e Zvicrës ndaj Estonisë

“Jetoj nga dita në ditë. Është e vështirë për mua të them se ku do të jem pas dy vjetësh. Një gjë është e qartë, kontrata ime në Chicago skadon në dimër dhe tendenca është që unë të largohem dhe të kthehem në Evropë”.

“Duhet të pres dhe të shoh, por jam ende i qetë dhe një rikthim në Evropë do të ishte gjithashtu i rëndësishëm për ekipin kombëtar për shkak të ritmit të lojës”, ka deklaruar ylli nga Gjilani.

Lexo po ashtu Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Shaqiri iu bashkua Chicago Fire në shkurtin e vitit 2022 nga Olympique Lyon pas vetëm gjashtë muajsh qëndrim te skuadra franceze.

Ai deri më tani ka zhvilluar 75 ndeshje me Chicago Fire, derisa ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version