Telegrafi

Shakira për ndarjen me Pique: Ishte sikur dikush të më futi një thikë në gjoks

Foto: Shakira/YouTube

Në një intervistë të re për ‘Rolling Stone‘, artistja Shakira ka folur për ndarjen e saj të bujshme me futbollistin Gerard Pique.

Këngëtarja kolumbiane pranon se pas divorcit ndjeu dhimbje fizike dhe emocionale.

“Dhimbja që ndjeva ishte ndoshta më e keqja që kam përjetuar ndonjëherë në gjithë jetën time. Më dukej sikur dikush më kishte goditur me thikë në gjoks. Ndjenja ishte kaq e vërtetë”, tha ajo.

Ajo iu referua edhe këngës “Monotonia” që publikoi pas ndarjes. Në këngë ajo vajton lidhjen e saj dhe në video Shakira qëndron para një dyqani dhe në një moment dikush e godet me grusht në gjoks.

Foto: Shakira/YouTube

“Ata u përpoqën të më ndalonin, më thanë: ‘Mendo pak. Pse do të ekspozohesh kështu? Është shumë’. Ato ishin foto të vështira, apo jo? Por ishin të vërteta, kështu u ndjeva”, pranoi ajo.

Shakira shtoi se ekipi i saj e këshilloi të mos postonte një video të tillë.

Për kujtesë, Shakira dhe Pique i dhanë fund zyrtarisht marrëdhënies së tyre afatgjatë në mesin e vitit 2022. Shakira është saktësisht 10 vjet më e madhe se ish-futbollisti i Barcelonës. /Telegrafi/