Site icon Telegrafi

Shakhtari e ka informuar Real Madridin për çmimin e Mudryk

Mykhaylo Mudryk është talenti më i madh ukrainas dhe shpresa e futbollit të këtij vendi.

Sulmuesi anësorë është duke shkëlqyer këtë edicion dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

Real Madrid, Arsenal, PSG, Liverpool e Borussia Dortmund janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Por duket se Real Madridi ka bërë një hap para për transferimin e lojtarit, pasi tanimë kanë zhvilluar bisedime me drejtuesit e Shakhtarit.

Los Blancos janë përballur dy herë këtë edicion me Shakhtarin në Ligën e Kampionëve dhe sipas asaj që ka raportuar Marca, drejtuesit e klubit ukrainas i kanë njoftuar madrilenët për çmimin e Mudryk.

Kampionët e shumëfishtë të Ukrainës janë të gatshëm ta lejojnë largimin e anësorit në janar për shumën e 35 milionë eurove dhe Real Madridi tani po studion nëse duhet transferuar Mudryk.

21-vjeçari në nëntë ndeshjet e para ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë me fanellën e klubit ukrainas. /Telegrafi/

Exit mobile version