Zyrtari për komunikim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Admir Shabani, ka qenë i ftuar në emisionin “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ku ka folur për zgjedhjet e ardhshme kuvendare, si dhe përgatitjet në KSHZ.
I pyetur për modelet e reja zgjedhore të cilat janë aktualizuar kohën e fundit, Shabani tha se KSHZ do të pres epilogun e fundit të këtyre iniciativave.
“Çka do që të ndodh KSHZ do të jetë i përgatitur dhe faktikisht i detyruar që të zbatojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Kemi kapacitetin e nevojshëm që t’u përballojmë edhe këtyre ndryshimeve”, tha mes tjerash Shabani.
Ai shtoi shtoi se KSHZ-ja mund të adaptohet me çdo ndryshim të Kodit Zgjedhor.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me Admir Shabanin: