Site icon Telegrafi

Sevilla ka vënë në shitje të gjithë skuadrën shkaku i problemeve financiare – klubet e Ligës Premier janë vënë pas yjeve

Disa klube të Ligës Premier po fërkojnë duart nga gëzimi, pasi Sevilla që po vuan nga probleme serioze financiare, ka vënë në shitje të gjithë skuadrën.

Fituesit e Ligës së Evropës besohet se kanë borxhe deri në 90 milionë euro dhe kështu kanë nxjerrë në shitje të gjithë skuadrën e tyre në mënyrë që të mbledhin fonde sa më shpejt të jetë e mundur.

Normalisht nuk do të shiten të gjithë lojtarët, por që disa prej tyre po, deri sa të arrihet shifra e dëshiruar nga drejtuesit e klubit.

Pavarësisht flirtimit me rënien nga kategoria sezonin e kaluar, Sevilla arriti të largohej nga rreziku, duke përfunduar e 12-ta në La Liga ndërsa mundi Romën e Jose Mourinhos me penallti në finalen e Ligës së Evropës për të ngritur trofeun për të pestën herë në dhjetë sezone.

Sevilla ka një skuadër me lojtarë të shumtë të talentuar të cilët tani pritet të jenë të disponueshëm për klubet, diçka për të cilën padyshim që klubet e Ligës Premier do të jenë të vetëdijshme.

Lojtarë si Gonzalo Montiel, Erik Lamela dhe Lucas Ocampos janë shembuj të lojtarëve që pritet të jenë subjekt i interesimit nga shumë klube me Fulhamin që tashmë ka shfaqur interesim.

Në anën tjetër, Manchester United dhe Chelsea janë vënë pas portierit Yassine Bounou, që ka pasur rritje të madhe në vitin e fundit.

Lexo po ashtu Formacioni i sezonit në Ligën e Evropës, dominohet nga futbollistët e Sevillës dhe Romës

Edhe pse 32-vjeçar, ai ishte një nga lojtarët më të mirë në Kupën e Botës të vitit të kaluar, duke e çuar Marokun në vendin e katërt në Katar.

Emër tjetër që pëlqehet nga anglezët është sulmuesi Youssef En-Nesyri, i cili më parë ka qenë i lidhur me West Ham dhe Newcastle.

Me 18 gola dhe dy asistime në 48 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, si dhe dy gola në Kupën e Botës, qendërsulmuesi mund të jetë blerje e madhe për klubet e lartë përmendura pasi edhe kosto nuk është e lartë, kërkohen 20 milionë euro.

Lexo po ashtu La Liga njofton datat e nisjes dhe përfundimit të sezonit 2023/24

Edicioni i ri i La Ligës do të nisë më 12 gusht dhe një gjë është e sigurt, skuadra e Sevillas që fillon sezonin do të jetë një hije e asaj që duket tani. /Telegrafi/

Exit mobile version