Site icon Telegrafi

Sevilla 3-2 Inter, notat e futbollistëve: De Jong fantastik, Handanovic dobët

Diego Carlos. (Photo by Wolfgang Rattay/Pool via Getty Images)

Sevilla është konfirmuar si mbret i Ligës së Evropës.

Skuadra spanjolle ka triumfuar me rikthim ndaj Interit 3-2, për ta fituar trofeun e gjashtë në po aq finale pjesëmarrëse.

Të besuarit e trajnerit Lopetegui kanë bërë një ndeshje të madhe, duke dominuar Interin.

Romelu Lukaku dhe Diego Godin shënuan golat për Interin, ndërsa Luuk de Jong me dy gola dhe Diego Carlos me një tjetër u përkujdesën për golat e Sevillës.

Luuk de Jong. (Photo by Friedemann Vogel/Pool via Getty Images)

Pikërisht sulmuesi holandez Luuk de Jong ka marrë edhe notën më të lartë në këtë takim.

Me lojë të mirë tek skuadra fituese u dalluan edhe Ever Banega, Jesus Navas, Kounde dhe Sergio Reguilon.

Në anën tjetër nota më e lartë te Interi shkoi për Romelu Lukakun, ndërsa dëshpëroi Samir Handanovic dhe mbrojtësi Danilo D’Ambrosio. /Telegrafi/

Exit mobile version