Site icon Telegrafi

Setien hedh në gjyq Barcelonën, kërkon kompensim prej 4 milionë euro

Ish trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka marr veprime ligjore ndaj ish klubit pas shkarkimit të tij vitin e kaluar.

Klubi katalanas zyrtarizoi largimin e Setien në mes të shtatorit, kur kishin kaluar mbi një muaj pasi ai u lirua nga detyrat e tij të trajnerit të ekipit të parë.

Tani trajneri pretendon që me avokatët e tij do të kërkojnë 4 milion euro nga klubi si kompensim.

Ish-trajneri i Las Palmas dhe Real Betis pretendon se ai ende nuk ka marrë pagesa nga kontrata e tij me klubin Camp Nou.

Setien udhëhoqi skuadrën vetëm 25 ndeshje, ku fitoi në 16 raste, duke barazuar katër herë dhe duke humbur pesë.

Ai u zëvendësua me Ronald Koeman, i cili aktualisht është në vendin e tretë në renditjen e kampionatit. /Telegrafi/

Exit mobile version