Dhjetëra emigrantë izraelitë hynë në oborrin e kompleksit të xhamisë Al-Aqsa në qytetin e vjetër të Jerusalemit Lindor.
Autoriteti Islam Vaqf Al-Quds tha se 122 kolonë ishin futur në Al-Aqsa përmes një hyrje të ruajtur nga policia Izraelite.
Zakonisht emigrantët izraelitë hyjnë në kompleks çdo mëngjes dhe pasdite përmes portës Al-Mughrabi, në jugperëndim të xhamisë.
https://twitter.com/Soulmateobaidah/status/1413180682298224640
Policia izraelite filloi të lejonte inkursionet e imigrantëve në vitin 2003, me gjithë dënimet e përsëritura nga Administrata Islamike e Vakëfeve në Jerusalem.
Ndërhyrjet e hebrenjve fanatikë në kompleksin Al-Aksa po shkaktojnë përshkallëzimin e tensioneve në rajon.
Për myslimanët, Al-Aqsa është faltorja e tretë më e rëndësishme dhe hebrenjtë besojnë se dikur kishte dy tempuj hebrenj në këtë sit.
Kompleksi Al-Aqsa, i cili mbulon 15 për qind të bërthamës së vjetër të Jerusalemit, është nën okupimin izraelit dhe është pika e takimit e tre feve më të mëdha në botë. /Telegrafi/
*122 Israeli settlers stormed the courtyards of Al-Aqsa Mosque,* under the protection of Israeli occupation forces, this morning. #ICC4Israel#Act4Palestine pic.twitter.com/OOJDaO6hAM
— Liberty 💚 (@Liberty23658016) July 8, 2021