Ledri Vula ka shtyrë për dy ditë koncertin e tij në Hannover të Gjermanisë.
Organizatori i kësaj mbrëmjeje ka reaguar duke thënë se anulimi u bë pasi në të njëjtin vend do të perfomomonte edhe Noizy.
Por burime të afërta me manxhmentin e Ledrit, kanë bërë të ditur për Indeksonline, se ky koncert vetëm është shtyrë për dy ditë më vonë dhe nuk është anuluar, duke demantuar kështu organizatorin e këtij eventi.
Po ashtu sipas këtyre burimeve kjo shtyrje e koncertit është bërë edhe për faktin se ambienti në të cilin do të mbahej koncerti ishte një ambient i ngjashëm me restorant dhe jo i konvenueshëm për koncertin e Ledrit.
Sërish ka reaguar menaxhmenti i lokalit të natës duke pohuar se nuk bëhet fjalë për ambientin por shkaku i Noizyt, ndërsa ka ofruar edhe fotografi nga brendia e lokalit ku do të performonte Ledri. /Telegrafi/
PO ASHTU LEXONI: Organizatori akuzon Ledrin, reagon menaxhmenti i reperit
PO ASHTU LEXONI: Revoltohet organizatori, Ledri anulon koncertin për shkak të Noizyt? (Foto)