Site icon Telegrafi

Sërish probleme me ajrin e ndotur, drejtori i IKSHP-së apelon tek qytetarët të qëndrojnë në shtëpi

Qytetarët e Kosovës edhe këtë vit sikurse viteve të mëparshme do të përballen sërish me ndotjen e ajrit.

Një problem ky i cili nuk po gjen zgjidhje, ka filluar tashmë të bëhet ngarkesë për qytetarët e Kosovës, e sidomos ata të kryeqytetit të cilët janë më të prekurit nga ndotja e ajrit.

Sipas matjeve të bëra sonte nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, cilësia e ajrit në orën 21:00 është 169 pmm, gjë që është e pashëndetshme.

Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësinë Publike, Naser Ramadani, u ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos hapin dritaret.

“Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që vitin e kaluar Prishtina është ranguar e para, si qyteti më i ndotur në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version