Site icon Telegrafi

Sërish pa kuorum, seanca e Kuvendit shtyhet për një ditë tjetër

Edhe pas pauzës dy orëshe, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të mbajë seancën plenare në mungesë të kuorumit.

Fillimisht seanca ishte planifikuar të mbahet në ora 10:00 por në mungesë të deputetëve ajo u shty në orën 12:30.

Pas shtyrjes së parë, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se legjislatura aktuale nuk e meriton të vazhdojë, për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve.

“Qysh po e shoh këtë sjellje të papërgjegjshme të disa deputetëve, nuk po mendoj se kjo legjislaturë e meriton me vazhdua…emrat ata që nuk kanë ardhur”, u shpreh Konjufca.

Lexo po ashtu Mungesë e kuorumit në Kuvend, Konjufca: Kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë

I pari i Kuvendit theksoi se seanca do të vazhdojë në orën 12:30, mirëpo edhe pas pauzës dyorëshe nuk u bë numri i nevojshëm i deputetëve për të vazhduar seancën.

E me ty kthyer në Kuvend, Konjufca theksoi “Prapë nuk ekziston mundësia për të vazhduar… ju lajmërojmë për seancën tjetër”.

Për mungesë të kuorumit reagoi edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Lexo po ashtu Çitaku: Kuvendi nuk është për shou, është vend pune – LVV po dështon të sigurojë shumicën e nevojshme

Ajo ka fajësuar partinë në pushtet që po dështon të siguroj shumicën e nevojshme në Kuvend, duke thënë se kjo është papërgjegjësi.

“Një parti që ka fituar mbi 50% të votave dështon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend. Papërgjegjësi e skajshme”, ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/

 

Exit mobile version