Ish ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi thotë se propaganda e LVV-së sa ishte ne opozitë ka ndikuar që përceptimi për korrupsionin të bie në Kosovë.
Selimi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se lista e Transparency International është një tregues suksesi për Kosovën.
“Ngritja për 17 vende është lajm për t’u gëzuar të gjithë ne”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Megjithatë Selimi thotë se percepsioni për korrupsionin është ndjenjë e publikut për kapacitet politike të institucioneve për të luftuar korrupsionin.
“Jo domosdoshmërisht lufta ndaj korrupsionit ka pasur sukses, por ndjenja e publikut për betejën anti-korrupsion është më pozitiv se më herët. Për shkak se i tërë mllefi i shprehur nga LVV kur ishte në opozitë, luftimin e korrupsionit e lidhte me politikë është ky raport. Ardhja e tyre në pushtet tashme e ka sjellë këtë percepsion se korrupsioni po luftohet”.
Selimi thotë se Qeveria e re tashmë e ka një barrë.
“Tashmë kjo Qeveri nuk mund të luftojë korrupsionin nga Facebook-u. Deri më tani asgjë konkrete nuk kanë bërë në këtë drejtim…Këta marrin meritat e veprimeve që institucionet e pavarura i kanë ndërmarrë me vite”, tha ndër të tjera Selim Selimi./Telegrafi/