Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka mbajtur një konferencë për mediat lidhur me situatën në Ukrainë.
Duke folur nga Brukseli, kur ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, janë mbledhur për një takim dyditorë për të diskutuar për çështjet e sigurisë, transmeton Telegrafi.
Austin tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Finlandën dhe Suedinë që t’i bashkohen NATO-s sa më shpejtë të jetë e mundur.
Suedia dhe Finlanda duan t’i bashkohen njëkohësisht Aleancës më të madhe ushtarake, por Recep Tayyip Erdgoan, president i Turqisë, deri më tani ka bllokuar aplikimin e Suedinë me pretendimin se nuk po ua dorëzojnë pjesëtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit, që Ankaraja e konsideron terroriste.
“Ata janë gati t’i bashkohen, dhe këto dy vende janë shumë të afta dhe që i rrisin vlerat Aleancës”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes.
Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar për nenin pesë të NATO-s, ku thuhet se sulmi ndaj një shteti anëtar i Aleancës nënkupton sulm ndaj të gjithë anëtarëve.
Ai gjithashtu ritheksoi se vendi i tij vazhdon përkushtimin për Ukrainën duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Ukrainë “aq sa është e nevojshme”. /Telegrafi/