Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, në të cilën ka marrë vendim për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19.
Por vendimeve të qeverisë për mbyllen e tregjeve të kafshëve dhe tregjet e tjera, nuk i janë bindur serbët e veriut të Mitrovicës.
Ata, këtë të shtunë kanë bërë pazare në grumbull njerëzish, duke mos u trembur fare nga infektimi me coronavirus.
Një video që ka siguruar Telegrafi, shihen lëvizje e grumbuj njerëzish në një treg në veri.
Po ashtu në treg siç shihen xhirimet, ka edhe kafshë e shpezë të cilat mund të jenë bartëse e virusit.
Ndërkaq, Qeveria ka dhënë rekomandim për qytetarët.
U bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që t’u shmangen ambienteve të frekuentuara me njerëz dhe t’u përmbahen të gjitha masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimet e dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ndërkaq, këtë të shtunë, krahas tri rasteve pozitive të deritashme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar edhe dy raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2./ Telegrafi/