Mbrojtësi i Arsenalit dhe Bosnjës, Sead Kolasinac ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, por ky test nuk ndikon në ndeshjen ndaj Italisë, e cila do të zhvillohet sipas orarit.
Federata Boshnjake e Futbollit sapo ka konfirmuar se testi i Kolasinac u kthye pozitiv dhe e njëjta gjë është me Ibrahim Sehic, i cili kishte dalë pozitiv të martën.
Të tjerë si Edin Dzeko, Aldin Turkes, Haris Hajradinovic, Ajdin Hasic, Armin Hodzic dhe Samir Zeljkovic tashmë ishin testuar pozitivisht. Të gjithë ata do të humbin ndeshjen e kësaj mbrëmje në Ligën e Kombeve kundër Italisë.
Arsenal defender Sead Kolasinac has tested positive for Covid-19, the Bosnian FA have said in a statement.
We wish you a speedy recovery, @seadk6! #afc pic.twitter.com/Oi90qE8aSN
— afcstuff (@afcstuff) November 18, 2020
Sipas rregullave të UEFA-s, një ekip duhet të ketë të paktën 13 lojtarë në dispozicion për të luajtur një lojë, prandaj ndeshja kundër Italisë do të zhvillohet.
Azzurrëve iu duhet një fitore për t’u kualifikuar në fazën finale të Ligës së Kombeve pas fitores 2-0 kundër Polonisë të dielën. /Telegrafi/