KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës ditë më parë u bënë së bashku në stërvitjen “Golden Sabre 2024”.
Në kuadër të kësaj stërvitje u demonstruan aftësi të zgjeruara për të kryer detyra të përbashkëta në përgjigje të skenarëve të ndryshëm të sigurisë.
Së fundmi KFOR ka publikuar pamjet nga kjo stërvitje, derisa ka shtuar se vazhdon të zbatojë mandatin e saj – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
“Stërvitja “Golden Sabre 2024” është një arritje e rëndësishme në bashkëpunimin e gjatë në mes të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, drejt sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në Kosovë. Së bashku do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt”, thuhet në mesazhin brenda videos.
KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit EULEX. /Telegrafi/
#KFOR continues to implement its mandate – based on UN Security Council Resolution 1244 of 1999 – to provide a safe and secure environment for all people living in Kosovo. pic.twitter.com/3UmDvUByXg
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) May 15, 2024