Kancelari gjerman Olaf Scholz pas vizitës që e realizoi në Irpin, në periferi të Kievit, tha para gazetarëve se Irpini dhe Bucha janë simbol i mizorisë së paimagjinueshme të luftës ruse.
Ky është udhëtimi i parë i Scholzit në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend, transmeton Telegrafi.
“Shkatërrimi brutal në këtë qytet është një kujtesë se kjo luftë duhet të përfundojë”, tha Scholz në një postim të bërë në Tëitter.
E presidenti rumun Klaus Iohannis që gjithashtu po viziton Kievin, ka shkruar në Twitter se Rumania kërkon “të gjithë përgjegjësit rusë të dalin para gjykatës ndërkombëtare”. /Telegrafi/