Ish-bashkëlojtari te Manchester City, Mikkel Bischoff ka thënë se ëndrra e Kasper Schmeichel është që të transferohet te Manchester United.
Portieri e ka shijuar një karrierë të suksesshme në këto 15 vite, derisa ishte pjesë e akademisë së Citizens në vitin 2005.
Por, kulmin e karrierës, Schemichel e arriti te Leicester City, aty ku ia doli të shpallej kampion i Ligës Premier para katër vitesh.
Bischoff ka zbuluar se portieri i ‘Dhelprave’ ende e ëndërron që të luajë në Old Trafford, duke tentuar kështu t’i ndjekë hapat e babait të tij, që në të kaluarën ishte pjesë e United.
“Schmeichel është një fans i madh i Manchester United. Ai gjithmonë ka ëndërruar të luajë atje, do të ishte një ëndërr e realizuar për të”, ka thënë ish-bashkëlojtari i tij.
“Nëse Kasper të luante vetëm dhjetë ndeshje për Unitedin, ai do të kalonte menjëherë atje. Është e thjeshtë, diçka e madhe për të”, ka shtuar më tej ai.
David de Gea po kalon nëpër një formë të dobët në këto dy sezonet e fundit te skuadra angleze, andaj nuk përjashtohet mundësia që Schmeichel të kalojë në Old Trafford. /Telegrafi/