Interi ka marrë një fitore të madhe me rikthim në udhëtim te Sassuolo, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Serie A.
Ekipi i Simone Inzaghit i është kthyer fitores pas barazimit me Atalantas dhe ka vazhduar sezonin pa humbje edhe pas shtatë ndeshjesh, ku ka pesë fitore dhe dy barazime deri tani.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Domenico Berardi (22’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Edin Dzeko (58’) dhe Lautaro Martinez (78’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i Nerazzurrëve, Samir Handanovic, i cili pas disa pritjeve bravuroze u notua me 8.3.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e vendasve, Andrea Consigli që u vlerësua me notë 5.9.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/