Nëse Chelsea do të punësojë Maurizio Sarrin, ata mund të sjellin edhe Daniele Ruganin dhe Raul Albiolin.
Sportitalia vazhdon të raportojë se Sarri do të përfundojë duke zëvendësuar Antonio Conten pasi të zgjidhet kontrata dhe mosmarrëveshjet e ndryshme.
Agjenti Fali Ramadani ka zhvilluar bisedime me Chelsean dhe është vërejtur sot në Milano, duke raportuar se punon në emër të klubit të Stamford Bridge.
Sarri do të dëshironte një rivendosje të mbrojtjes së tanishme me lojtarët që tashmë i njohin lëvizjet e tij komplekse taktike.
Albiol është objektivi më i lehtë, pasi që klauzolën e largimit prej Napolit e ka vetëm gjashtë milionë euro.
Një tjetër lojtar interesant për mbrojtjen do të ishte Rugani, ku trajneri italian tashmë ka punuar me të në Empoli.
Napoli u përpoq në mënyrë të përsëritur për të sjellë Ruganin në Stadio San Paolo, por Juventusi gjithmonë rezistoi, pasi ata nuk donin të përforconin një rivale direkt.
Rugani i i mbeten 24 muaj deri në përfundimin e kontratës me bardhezinjtë dhe konsiderohet si qendra e dytë më e mirë e Italisë së bashku me Alessio Romagnolin e Milanit. /Telegrafi/