Telegrafi

Santiana Maloku shkëlqen në ansambël të gjelbër tejet tërheqës

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku, njihet për praninë e saj të ndjeshme në rrjetet sociale ku përditësimet dhe imazhet e saj tërheqin vëmendjen e ndjekësve.

Së fundmi, Santiana ka vendosur të ndajë me fansat e saj disa fotografi ku shfaqet më e guximshme dhe tërheqëse se kurrë.

Ndërsa pranvera po afron, Santiana duket se ka zgjedhur të përqafojë ngjyrat e stinës me një ansambël tejet seksi në ngjyrë të gjelbër.

Foto: Santiana Maloku/Instagram

Fotografitë e publikuara në llogarinë e saj të Instagramit tërheqin menjëherë vëmendjen, duke theksuar fizikun e saj të mrekullueshëm.

Veshja, e cila është e përbërë nga dy pjesë, përfshin një pjesë të lartë që arrin të mbulojë vetëm gjoksin, duke i dhënë një element të guximshëm dhe elegancës tej mase ansamblit.

Shtojmë këtu dhe fundin e gjatë, i cili vjen i çarë anash, dhe që përshtatet perfekt me imazhin e saj të guximshëm. /Telegrafi/

Foto: Santiana Maloku/Instagram
Foto: Santiana Maloku/Instagram
Foto: Santiana Maloku/Instagram
Foto: Santiana Maloku/Instagram