Site icon Telegrafi

Sandalet e Steve Jobs shiten për gati 220 mijë dollarë

Një palë sandale që Steve Jobs i kishte mbathur gjatë kohës kur themeloi kompaninë Apple u shitën në ankand për gati 220 mijë dollarë.

Ankandi për shitjen e sandalave të stilit “Birkenstocks” u mbajt në New York, transmeton Telegrafi.

Sandalet ishin paraqitur më parë në ekspozita të ndryshme nga New Yorku në Milano.

Sandalet u mbathën nga Steve Jobs në vitet 1970 dhe 1980, dhe ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një palë sandale, sipas një shtëpie ankandi. /Telegrafi/

Exit mobile version