Telegrafi

Samsung së shpejti me Galaxy S5 Zoom

Në internet tani janë shfaqur disa pamje të modelit Samsung Galaxy S5 Zoom, bashkë me karakteristikat e mundshme të këtij telefoni.

Sipas SamMobile thuhet se pasardhësi i S4 Zoom do të sjell Exynos 5 Hexa CPU si dhe kamerën e pasme me 20.2MP.

Karakteristikat tjera të S5 Zoom thuhet se do të përfshijnë edhe ekranin 4.8-inç në Super AMOLED me 1280×720 piksel, 2GB RAM kartelën microSD dhe Android 4.4.2 KitKat.

Përveç 20.2 mega-pikselëve, S5 Zoom pritet të sjell edhe stabilizuesin optik të kamerës të njohur si OIS, ndriçuesin Xenon bashkë me 10x zoom optic, dhe lidhjen për 802.11ac Wifi. / Telegrafi /