Samsung zgjeron linjën e saj të monitorëve të lojërave të harkuar me ekranin 27-inç kompatibël me 240HzG-SYNC, për një eksperiencë të gjallë për lojra të shpejta aksioni.
Samsung Electronics prezantoi sot monitorimin e saj më të ri 27-inç CRG5 (C27RG5), monitorin për lojëra, më të fundit në linjën e monitorëve të harkuar. CRG5 shfaq funskione të reja novatore gjatë lojës duke përfshirë kalim të shpejtë të frekuencave 240Hz dhe kompatibilitet NVIDIA G-SYNC, duke siguruar një kombinim të fuqishëm të cilësisë dhe shpejtësisë së imazhit gjatë lojës.
“Samsung ofron një eksperiencë loje të një niveli tjetër me funksione të reja që përdorin teknologjinë më të fundit grafike për të përjetuar lojërat si kurrë më parë,” tha Seog-gi Kim, Zv/President ekzekutiv i Biznesit të Ekraneve në Samsung Electronics. “Duke kombinuar një normë rifreskimi 240Hz me kompatibilitetin në NVIDIA G-SYNC, monitori i ri i harkuar i lojrave CRG5, ju mundëson një performancë të avancuar edhe në lojrat më grafike.
CRG5 27-inç ofron një kurbë të ekranit a1500R të kombinuar me një shpejtësi rifreskimi nëpërmjet teknologjisë 240Hz RapidCurve ™, duke eliminuar vonesat e monitorit dhe duke shfaqur skenat rrjedhshëm për një eksperiencë vërtet të mrekullueshme. Monitori është çertifikuar nga NVIDIA për të arritur standartet e performancën dhe imazhit, kërkesat e cilësisë të pajtueshme me G-SYNC që siguron një eksperiencë të shkëlqyer loje, e gjitha në rezolucion të plotë HD (1920×1080).
Monitori ka një të zezë më të thellë dhe një të bardhë më të ndritshëm me një raport kontrasti 3000: 1, duke ofruar detaje figure, madje edhe në pjesët më të ndritshme dhe më të errëta të një loje. CRG5 ka një panel të harkuar vertikal (VA), duke ofruar një eksperiencë sa më të gjallë të lojërave me kënd të gjerë shikimi.
Dizajni minimal i CRG5 ofron një ekran gati cep-më-cep në tre anë të saj dhe një platformë ergonomike për të ndihmuar lojtarët të shijojnë rehatinë gjatë lojës. Lojtarët mund të krijojnë struktura të gatshme për çdo zhanër të lojërave me anë të një menyje digjitale dhe gjithashtu të krijojnë deri në tre profile të ndara të ekranit për të kaluar lehtë nga njëra tek tjetra.
Monitori i ri i lojërave i harkuar i bashkohet linjës së plotë të ekraneve të lojërave të Samsung, duke përfshirë edhe novacionin më të ri 49-inç të CRG9 që ju krijon mundësinë lojtarëve të zhyten në një monitor lojërash plot detaje, ultra të gjerë me rezolucion të lartë e me raport 32: 9, harkim dramatik 1800R dhe HDR1000. Ekrani Dual QHD (5120×1440) përdor teknologjinë revolucionare të Quantum dot për një gamë riprodhimi jashtëzakonisht të gjerë dhe të saktë të ngjyrave, kështu që çdo lojë të ndjehet sa më afër jetës reale.
CRG5 u prezantua dje në eventin e PC Gaming nga PC Gamer, transmetuar live në Twitch. CRG5 do të jetë në dispozicion në gjithë botën në tre-mujorin e tretë të këtij viti.
Për më shumë informacion rreth monitorit të ri të Samsung, ju lutemi të vizitoni DisplaySolutions.com.