Telegrafi

Samsung Galaxy S II, telefoni më i mirë i vitit

Sipas T3, kjo është hera e parë në tre vjet që çmimi nuk i shkon një produkti të HTC ose Apple, transmeton BW.

Karakteristikat që bërën fitues Galaxy s II, janë një procesor dual-core 1.5GHz, ekrani 4.3 polc dhe shpejtësia e shkarkimit 4G. T3 vlersoi gjithashtu edhe karakteristika të tjera, si shkrimi dhe cilësia e kamerës.

Gjatë dy viteve të fundit fituesi ka qënë HTC me HTC Hero në vitin 2009 dhe HTC Desire në vitin 2010.

Duket se iPhone 4 është penalizuar nga blogu i famshëm, prej antenës së tij defektoze. Ndoshta produkti i fundit i Apple, iPhone 4S do të jetë më i suksesshëm ndaj konkurrencës. /Koha/