Samsung njoftoi zgjerimin e Galaxy AI për të mbështetur katër gjuhë dhe dy dialekte të reja.
Sapo të nis ky zgjerim, Galaxy AI do të mbështesë gjithsej 20 gjuhë.
Kompania deklaroi se mbështetja e zgjeruar për turqishten, suedishten dhe të tjera dialekte do të dalë nga fundi i tetorit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se hera e fundit që Samsung zgjeroi mbështetjen gjuhësore për paketën e tij të AI ishte në prill, kur u shtuan tre gjuhë – arabisht, indonezisht dhe rusisht.
Ndërsa, aktualisht, Galaxy AI mbështet 16 gjuhë.
Me shtesat e reja, gjiganti i teknologjisë theksoi se numri i përgjithshëm i gjuhëve të mbështetura nga Galaxy AI do të rritet në 20.
“Ky përditësim do të thotë që edhe më shumë përdorues do të jenë në gjendje të ulin barrierat gjuhësore dhe të hyjnë në një botë më të madhe me fuqinë e Galaxy AI”, tha Samsung. /Telegrafi/