Liverpool barazoi 1-1 me Midtjylland në ndeshjen e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve në Grupin D të mërkurën në mbrëmje.
Reds tashmë kishin siguruar vendin e parë në grup dhe kalimin në raundin tjetër në mënyrë që Jurgen Klopp të kishte mundësi të pushonte disa lojtarë për ndeshjen.
Jordan Henderson, Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Andy Robertson të gjithë u lanë në bankë, ndërsa luajtën lojtarë si Leighton Clarkson dhe Rhys Williams.
Por, pavarësisht se luajti ‘ekip të dytë’, nuk u desh shumë që Liverpooli të thyejë bllokimin.
Liverpooli shënoi golin hapës të ndeshjes pas vetëm 55 sekondash përmes sulmuesit Mohamed Salah, i cili shënoi për 0-1.
Megjithatë, Reds nuk ishin në gjendje të vinin nga Danimarka me të tre pikët, pasi danezët barazuan nga penalltia me anë të Alexander Scholz.
Kjo ishte një natë tjetër e mirë për Salah, i cili me golin e tij u bë golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në historinë e Ligës së Kampionëve.
Por, para se të kishte arritur një rekord kaq mbresëlënëse, Salah ishte përfshirë në një përzierje komike me bashkëlojtarin e tij belg, Divock Origi.
Reds kishin një shans të mirë për të kundërsulmuar dhe belgu donte të kalonte topin te Salah, i cili ishte i vetmi lojtar para tij.
FIFA glitch came to life 😭😭😭 https://t.co/WizYxdWRp9
— Vis (@AFCvis) December 10, 2020
Por, egjiptiani nuk e kishte idenë se po i pasohej topi ndërsa menjëherë u nis dhe vrapoi drejt portës së Midtjylland.
Ishte një moment komik ku Salah dukej se po largohej nga top, por kjo gjë është bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Why and how is this real😭
https://t.co/ckur3wsM6M— Hajir🇸🇪 (@HajirFT) December 9, 2020