Site icon Telegrafi

Sa shumë ka ndryshuar jeta e Dimitri Payet brenda një viti (Foto)

Para 12 muajsh, Dimitri Payet, ishte një javë larg nënshkrimit me West Hamin për 10.7 milionë funte, ndërsa sot njeriu i momentit në futbollin evropian.

Ai deri në atë ditë ishte lojtarë i Marcelo Bielsa, dhe pas një jave kaloi nën urdhëratë e Slaven Bilic.

Nën urdhrat e Bilicit, Payet u kthye në një lider të West Hamit, ndërsa në Euro 2016 ka marr mbi supe Kombëtaren e tij Francën dhe është nisur që ta fitojë edhe titullin si ‘Lojtari më i mirë i turneut’.

E gjithë kjo ka të bëjë me krijimin e rasteve si në futboll ashtu edhe në jetë. Ai shënoi në minutën e 89-të, kundër Rumanisë, ndërsa kundër Shqipërisë në minutën e 95-të.

Ai u largua drejt Anglisë, duke i dhënë një rast të ri jetës së tij. Tashmë ai kërkohet nga skuadra si Real Madrid, Chelsea dhe Manchester City.

Payet ka ndezur vonë si lojtarë ndërsa për shumë vite luajti në Ligue 1. Ai ishte pjesë e skuadrave si Nantes, Saint-Etienne, Lille e Marseille, transmeton Telegrafi.

Vrulli i tij u rrit si lojtar i Marseilles kur dha 17 asistime në 36 ndeshje.

Pas kalimit të tij në West Ham ai u kthye edhe në golashënues, duke tundur portat e kundërshtarëve plot 12 herë. Ai ka shënuar katër herë edhe për Francën. Gjithsej këtë vit 16 gola, jo keq për një mesfushorë. Gjashtë gola nga gjuajtjet e lira.

Brenda një viti jeta e Dimitri Payet ka ndryshuar shumë, por gjithmonë pran vetës e ka gruan e tij të bukur që nuk e lë vet për asnjë çast. /Telegrafi/

 

Exit mobile version