Telegrafi

Sa premtime janë realizuar nga kryetarët e rajonit të Gjakovës që nga fillimi i qeverisjes së tyre lokale?

Instituti GAP ka publikuar një raport me disa të dhëna rreth komunave të Republikës së Kosovës, ku përmes është bërë ë ditur se sa premtime janë realizuar nga kryetarët e këtyre komunave.

Në raportin e publikuar nga ky institut, bëhët e ditur se kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, gjatë mandatit të tij të deri tanishëm nga 35 premtime të bëra gjatë fushatës së tij zgjedhore, ka realizuar 12 prej tyre.

Tutje në këtë raport bëhet e ditur që kryetari Gjini, së bashku me bashkëpunëtorë ka 8 premtime të gjysmë të përmbushura, ku ndër të tjera po ashtu raportohet që 7 premtime të tjera kanë filluar të realizohen.

Instituti GAP, po ashtu ka publikuar edhe raportin me të njetjat të dhëna për kryetarët e komunave të rajonit të Gjakovës.

Në këtë raport mësohet se nga 84 premtime të bëra nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, gjatë qeverisjes së tij komunale të deri tansishme, janë realizuar 53 premtime.

Raporti po ashtu thekson se 21 premtime janë të gjysmë përmushura, 8 të tjera kanë filluar të përmbushen, ndërsa 2 premtime të tjera nuk janë realizuar akoma, shkruan Telegrafi.

48 premtime janë bërë nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili në mandatin e tij të deri tanishëm ka arritur të plotësojë vetëm 16 prej tyre.

Në raport po ashtu thuhet se gjysmë të përmbushura janë 6, të filluara ja dhe 14 prej tyre nuk kanë filluar.

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, që është në mandatin e tij të parë si kryetar i kësaj komune, nga 35 premtime të bëra në total, deri më tani ka përmbushur vetëm 21 prej tyre.

3 të tjera janë të gjysmë përmbushura, 6 kanë filluar të realizohen, ndërsa 5 premtime të bëra nga Shehu nuk janë realizuar ende.

Këto premtime të këtyre kryetarëve të komunave në rajonin e Gjakovës, ishin bërë gjatë fushatës zgjedhore, e cila ishte mbajtur para zhvillimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2021, ku kryetarët e komunave kishim marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr me këto komuna. /Telegrafi/