Është hapur tashmë sondazhi nga Pyper mbi ndikimin e shkollimit në punësimin e të rinjve.
Platforma më e avancuar teknologjike për grumbullimin dhe analizën e të dhënave, Pyper, ka hapur sondazhin “Kush ja ka pa hajrin shkollës?” me pyetje të ndryshme se sa ka ndihmuar edukimi universitar dhe ai para-universitar në punësim.
Shkarkoni aplikacionin Pyper – iOS.
Shkarkoni aplikacionin Pyper – Android.
Për secilin sondazh të plotësuar ju fitoni “rollers” të cilat janë bonuse që mund t’i konvertoni si mbushje elektronike.
Opinioni juaj ka shumë rëndësi për rezultatet që do të dalin nga ky sondazh pasi që në bazë të tyre pritet të ndërtohen startegji për shkollat profesionale dhe krijimin e lehtësimeve për punësim për të rinjtë.
Ky sondazh është vazhdë e fushatës së EYE për vetëdijësimin e të rinjve për vijim të shkollave profesionale si një formë më e lehtë për t’u punësuar duke marrë “zeje” në punë të ndryshme.