Ylli i Newcastle United, Kieran Trippier u përfshi në një zënkë verbale dhe të nxehtë me tifozët e ekipit pas ndeshjes kundër Bournemouth.
Mbrojtësi anglez u pa duke u përballur me një grup tifozësh të Newcastle United pas ndeshjes së klubit në Ligën Premier kundër Bournemouth të shtunën, të cilën ata e humbën 2-0, ku Dominic Solanke shënoi dy herë.
Trippier u përfshi në një shkëmbim të nxehtë me tifozët ku iu tha se kanë shumë lëndime, ndërsa u duhesh të tërhiqej nga shoku i tij i skuadrës, Joelinton.
Duke folur për Sky Sports pas ndeshjes, 33-vjeçari shpjegoi situatën me tifozët dhe ecurinë e skuadrës.
“Tifozët janë emocionalë, sigurisht. Ata kanë udhëtuar një rrugë të gjatë, shpenzojnë shumë para për të ardhur të na shikojnë. Unë sapo kisha një fjalim me njërin. I thash po japim gjithçka, nuk ka nevojë për panik, jemi akoma në një pozicion të mirë në kampionat, jemi akoma në garë në Ligën e Kampionëve dhe jemi në çerekfinale te Carabao Cup, pa nuk ka nevoje për panik”.
“Ne u mundëm, kërkojmë falje për atë rezultat, por gjëja më e rëndësishme është që djemtë po japin gjithçka. Ne po japim shumë sipas rrethanave”, deklaroi mbrojtësi.
Eddie Howe po përballet me lëndime të lojtarëve si Jacob Murphy, Alexander Isak, Miguel Almiron dhe Fabian Schar. /Telegrafi/