Site icon Telegrafi

Sa hapa duhet të bëjmë në ditë për të humbur peshë?

Humbja e peshës dhe përmirësimi i gjendjes fizike janë objektiva për shumë njerëz, dhe një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për t’i arritur ato është ecja.

Edhe pse shpesh përmendet shifra prej 10,000 hapash në ditë, studimet e fundit sugjerojnë se edhe 7,000 hapa mund të sjellin përfitime të rëndësishme për shëndetin dhe të qëndruarit ‘fit’.

Sipas hulumtimit, sasia e rekomanduar ditore e hapave ndryshon në varësi të qëllimeve të një individi:

-7000 hapa – Një pikënisje e shkëlqyer për ata që duan të përmirësojnë shëndetin e tyre dhe të humbin gradualisht peshë. Studimet tregojnë se ky nivel aktiviteti mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike dhe të përmirësojë përbërjen e trupit.

-10,000 hapa – Për ata që duan rezultate më të dukshme të humbjes së peshës, rritja e numrit të hapave në 10,000 në ditë mund të përshpejtojë djegien e kalorive, të përmirësojë qëndrueshmërinë kardiovaskulare dhe të forcojë muskujt.

Përveçse ndihmon në rregullimin e peshës trupore, ecja sjell një sërë përfitimesh të tjera shëndetësore. Ndër të tjera, përmirëson disponimin, rrit energjinë dhe është gjithashtu i thjeshtë dhe i përballueshëm. Megjithatë, sipas ekspertit të shëndetit dhe fitnesit, Marcos Vázquez, ecja vetëm, megjithëse e dobishme, mund të mos jetë e mjaftueshme për përfitime optimale shëndetësore.

Exit mobile version