Todd Boehly u quajt “pronari më qesharak në historinë e Ligës Premier League” pasi ai mori pjesë në një bashkëbisedim në Tëitter me tifozët e Chelseat.
Miliarderi amerikan – i cili mori pronësinë e klubit nga Roman Abramovich në maj – ishte i gëzuar pas fitores 1-0 të Bluve ndaj Crystal Palace.
Tifozët e Chelseat diskutuan performancën dhe lojtarët që do të donin t’i shihnin të bashkoheshin dhe të largoheshin nga klubi.
Diskutimi vazhdoi ndërsa Boehly u rendit si një “dëgjues” i cili la fansat në internet të habitur.
Njëri tha: “Todd Boehly duke dëgjuar një ‘space’ të Chelsea në Twitter! Ne kemi pronarin më të mirë në botë!”.
Një tjetër tha: “Nuk mund të besoj se Todd Boehly ishte në një ‘space’ në Twitter dhe baza jonë e fansave sapo fillon të listojë lojtarët që duan gjatë dy afatet e ardhshme të transferimeve. Pronari më qesharak në historinë e Ligës Premier”.
Chelsea owner Todd Boehly Joins Twitter Space and listens to fans vent about the club
Good to see an owner listening to the fans 👏 pic.twitter.com/FWvWZgiIvv
— FootballJOE (@FootballJOE) January 15, 2023
Njëri shtoi: “Todd Boehly në një ‘space’ të Chelseat në Twitter, ky njeri nuk është i vërtetë, më thuaj cili pronar tjetër do ta bënte këtë”.
Një tjetër shtoi: “Boehly është pronari më qesharak i të gjitha kohërave”.
Manjati ka bërë 14 nënshkrime që nga blerja e klubit, së fundmi duke rrëmbyer nga dora dy shënjestrat e Arsenalit si, Joao Felix dhe Mykhailo Mudryk. /Telegrafi/