Këngëtarët shqiptarë, Tani dhe S4MM, kanë publikuar ditën e sotme (e shtunë) projektin e ri muzikor.
“Ta shoh” titullohet kënga e dyshes së njohur, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.
Ky projekt njëherësh e kthen reperin tetovar pas një kohe të gjatë me prurje të re.
Teksti është shkruar nga vet artistët, të cilët janë përkujdesur edhe për melodinë.
Producimi ndërkohë u realizua nga Don Gima dhe Tani, në drejtim e Valon Azirit.
Samir Selimi (emri i vërtetë) që një kohë ka bërë tërheqje nga muzika e po ashtu edhe nga rrjetet sociale.
Ai po ashtu ka qenë pasiv edhe me koncerte e mbrëmje muzikore. /Telegrafi/