Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Ryva Kajtazi, ka shumë vite që është pjesë e estradës, teksa vazhdon të pëlqehet nga publiku.
Krahas muzikës, 39-vjeçarja shquhet për dukjen atraktive, ku rrëmben vëmendjen e publikut thuajse gjithnjë.
Një gjë të tillë e bëri edhe së fundmi, e cila vjen mjaft joshëse në pozën që ka marrë mbi makinë.
Fustani i prerë anash dhe flokët e valëzuara, e kanë bërë të duket edhe më në formë, përkundër viteve që posedon.
E njëjta ka filluar të jetë prezente në dasma dhe ahengje të ndryshme muzikore, kurse të fundit këngë që ka publikuar mbetet “Santorini”.
Ryva po ashtu para pak muajve ka dhënë një intervistë për Telegrafin, e cila flet për karrierën muzikore e njëkohësisht edhe për rëndësinë e albumeve në ditët e sotme. /Telegrafi/