Site icon Telegrafi

Rusia ka lëshuar urdhër-arrest për ish-shkruesin e fjalimeve të Putinit

Një ish-shkrues i fjalimeve të Vladimir Putinit është duke u kërkuar nën dyshimet për krime në Rusi.

Abbas Gallyamov shkroi fjalime për presidentin rus gjatë kohës sa Putin ishte kryeministër në vitet 2008-12.

Gallyamov më vonë u bë konsulent dhe analist i pavarur politik, i cili u citua shpesh nga mediat ruse dhe të huaja. Vitet e fundit ai ka jetuar jashtë vendit.

Ministria e Drejtësisë e Rusisë njoftoi se Gallyamov gjendet në listën e agjentëve të kërkuar të huaj dhe për të është lëshuar një urdhër-arrest, raporton skynews.

Ministria deklaroi se Gallyamov “shpërndau materiale të krijuara nga agjentë të huaj në një rreth të pakufizuar njerëzish, foli kundër operacionit special ushtarak në Ukrainë dhe mori pjesë si ekspert në platformat e informacionit të ofruara nga strukturat e huaja”.

Gallyamov pohoi se tek sot ka mësuar se po kërkohej nga shteti rus. Asnjë agjenci e zbatimit të ligjit nuk e ka kontaktuar, kështu që nuk e di se me çfarë akuzash po përballet në Rusi. /Telegrafi/

Exit mobile version