Imazhet satelitore shfaqin ushtarët rusët duke vizatuar silueta të bombarduesve të Kremlinit në një pistë të bazës ajrore, shkruan War Zone.
Bëhet fjalë për Tu-95MS “Bear H” që po vizatoheshin në bazën ajrore Engels, lokacion ky që është nën sulme të vazhdueshme nga ana e ukrainasve, transmeton Telegrafi.
Imazhet janë kapur nga PlanetLabs dhe i janë dhënë mediat – ku shihen imazhe dy dimensionale në pistë, por ajo çfarë është qesharake se disa prej vizatimeve nuk ishin përfunduar dhe dukej sikur “aeroplanëve” u mungonin krahët.
Ky veprim i rusëve është një dëshmi se ata janë nën presion të vazhdueshëm nga sulmet kamikaze të ukrainasve, që po u shkaktojnë humbje të mëdha në makinerinë luftarake.
Në dhjetor të vitit të kaluar, ukrainasit kishin zhvilluar një sulm me dron në bazën ajrore duke arritur të dëmtojnë aeroplanin Tupolev Tu-95 MS. /Telegrafi/
This is particularly why there have always been so many jokes about the Soviet military: pic.twitter.com/YvXBiuaj5u
— Illia Ponomarenko 🇺🇦 (@IAPonomarenko) October 1, 2023