Site icon Telegrafi

Rumania goditet nga një tërmet

Një tërmet me fuqi prej 5.8 ballë sipas Rihterit ka dridhur sot në mëngjes pjesën qendrore dhe lindore të Rumanisë.

Instituti rumun i Sizmiologjisë njoftoi se epiqendra e dridhjes është regjistruar në rajonin Vrancea edhe atë në thellësi prej 150 kilometrave.

Dridhja e tokës ka zgjatur disa sekonda, ndërsa është ndjerë edhe në Ukrainë, Moldavi dhe Bullgari.

Tërmeti në orët e hershme të mëngjesit shkaktoi panik në mesin e njerëzve, ndërsa nga ndihma e shpejtë mjekësore në Bukuresht lajmërojnë se kanë marrë dhjetëra telefonata për ndihmë të qytetarëve që kanë pësuar shok nga paniku. Deri tani nuk ka raportime për viktima në njerëz dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version