Site icon Telegrafi

Rrokulliset autobusi me plot pasagjerë në Turqi, humbin jetën tetë persona dhe 42 tjerë lëndohen

Një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga duke u rrokullisur në provincën Afjonkarahisar të Turqisë, ku si pasojë dhjetëra persona janë lënduar e tetë tjerë kanë humbur jetën.

Zyra e guvernatorit të provincës Afjonkarahisar, ka njoftuar se autobusi po udhëtonte nga provinca Dijabarkit në juglindjes në drejtim të qytetit Bodrum, transmeton Telegrafi.

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e këtij aksidenti, dhe pasojat që çuan në vdekjen e tetë prej pasagjerëve dhe dhjetëra tjerë që u lënduan.

Në anën tjetër, ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koca, ka njoftuar në Twitter se 42 persona janë lënduar, ku tre prej tyre janë në gjendje kritike.

Deri më tani nuk dihen akoma shkaqet e sakta, që çuan në rrokullisjen e autobusit që ishte i mbushur plot me pasagjerë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version