Mbështetja financiare për federatat e sportit ka shënuar rritje rekorde për vitin 2023.
Koeficienti i pikës për federatat e kategorisë A është rritur në 2600 euro, ndërsa për kategorinë B do të jetë 1800 euro.
Federatat e kategorisë C janë vlerësuar me koeficient të pikës prej 1500 euro, ndërsa për kategorinë D është rritur në 1300 euro.
Buxheti i rritur nënkupton më shumë aktivitet fizik dhe më shumë cilësi në sportin vendor.