Site icon Telegrafi

Rritet numri i klubeve që interesohen për Bardhin, Trabzonspor vendos çmimin për mesfushorin shqiptar

Enis Bardhi ka disa oferta dhe Trabzonspori është i gatshëm ta shesë, duke i marrë në konsideratë ofertat që po vijnë në drejtim të tij.

Skuadra turke ka kërkuar 3 milionë euro për Bardhin, shkruan mediumi maqedonas “ekipa.mk”.

Për këtë shumë të parave ai u transferua nga Levante te skuadra e elitës turke në verën e vitit të kaluar.

Për 27-vjeçarin që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, interesim fillimisht kishin shprehur Nice dhe Mallorca.

Pastaj harës iu shtuan Rayo Vallecano, Cadiz dhe Espanyol. /Telegrafi/

Exit mobile version